Një femër ka goditur disa herë një burrë i cili supozohet se kishte kryer një akt seksual, ndërkohë që ajo po bënte disa fotografi dhe ishte vetëm me rroba banje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Joyce Vieira dhe një mik i saj po bënin fotografitë në plazhin e Praia do Braga në qytetin Cabo Frio në shtetin brazilian të Rio de Janeiro, kur ajo tha se pa një burrë që masturbonte.
Njëzeteshtatëvjeçarja e arteve marciale pretendon se burri ishte duke qëndruar para saj dhe mikut të saj gjatë kryerjes së një akti seksual.
Në imazhet e sulmit të saj ndaj personit, i quajtur nga mediat braziliane si Josenei Viana Ferreira, ajo mund të shihet duke sulmuar të dyshuarin pa këmishë.
E veshur në rroba banje të zeza, ajo thuhet të ketë goditur me një seri grushtesh 26-vjeçarin.
“Kur e pashë, ai qëndronte në një rrugë ku njerëzit kalonin gjithë kohën, duke përfshirë edhe fëmijët”, tha ajo.
Vieira thuhet se e raportoi burrin në polici dhe më pas ai u arrestua për kryerjen e një “akt të turpshëm”, edhe pse ai pretendon se po thjesht urinonte.
Ndërkohë janë publikuar edhe video në të cilat thuhet se shihet Vieira duke treguar aftësitë e saj në artet marciale. /Telegrafi