Real Madridi është dashur të mundohet shumë për të kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Spanjës.los
Los Blancos fituan 1-2 ndaj Elches në udhëtim, por vetëm pas vazhdimeve.
E në minutën e 102-të, mbrojtësi brazilian Marcelo u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo nuk i pëlqeu fare atij.
Kapiteni i Real Madridit e ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe kjo gjë i ka kushtuar rëndë atij.
Federata e Futbollit të Spanjës ka marrë vendim që ta dënojë me tri ndeshje brazilianin për ofendimin kundrejt gjyqtarit kryesor.
Kësisoj trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë në shërbimet e brazilianit në takimet ndaj Elches në kampionat, Athletic Bilbaos në Copa del Rey dhe ndaj Granadas në La Liga. /Telegrafi/