Site icon Telegrafi

E ofendoi gjyqtarin dhe u përjashtua me të kuq, zbulohen fjalët që Vidal ia tha Anthony Taylorit

Gjyqtari anglez, Anthony Taylor, ka qenë i pamëshirshëm me futbollistin kilian të Interit, Arturo Vidal, të cilin e ka përjashtuar për vetëm dhjetë sekonda konfrontim pas një rasti diskutabil.

Vidal pretendoi për një penalti brenda zonës së Real Madrid, teksa pati një kontakt me mbrojtësin Raphael Varane, mirëpo Taylor lejoi që ndeshja të vazhdoj.

“Gol TV” ka zbuluar fjalët e Vidal të cilat i’a kishte thënë duke bërtitur para fytyrës së tij.

“Atje e ki atë VAR të m***t për ta shikuar dhe ti s’po bën asgjë”, ishin fjalët pas konfrontimit të dytë, të cilat e dërguan në përjashtim futbollistin.

Kjo nuk ishte hera e parë që Vidal ishte ndëshkuar me karton të kuq përballë Real Madrid, pasi që një gjë të tillë e kishte bërë edhe disa edicione më parë ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.

Vidal e la Interin me dhjetë futbollistë, teksa skuadra e tij ishte duke humbur 1-0 në San Siro.

Ai u shfaq tejet i zemëruar me rastin e ndëshkimit, ndërkohë që kishte vazhduar të bënte veprime anti-sportive edhe pasi u largua nga fusha.

Inter në fund e humbi ndeshjen me rezultat të pastër 2-0 dhe tani rrezikon seriozisht rënien nga grupi, pasi që në katër ndeshje ka grumbulluar vetëm dy pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version