Telegrafi

E ofendoi, e kapi për fyti dhe tentoi ta largojë gruan nga shtëpia – arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje në Vushtrri, ku si pasojë një grua ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të mërkurën në ora 13:00.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje duke e ofenduar e kishte kapur atë për fyti dhe kishte tentuar ta dëboj nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bëhet e ditur në raport.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/