Bebe Rexha është e vetmja artiste shqiptare me famë ndërkombëtare që ka arritur të nominohet sivjet në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.
Ajo është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj hit “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guetta.
Në po të njëjtën kategori për të fituar këtë çmim, ajo ka një konkurrencë mjaft të fortë pasi e nominuar është edhe vet diva e muzikës botërore, Beyonce.
E pyetur nga fansat se nëse mendon se do të arrijë ta mposhtë Beyoncen në këtë kategori, 33-vjerçarja është shprehur mjaft skeptike.
“Bebe Rexha a mendon se do të fitosh para Beyonces”, ka pyetur një fanse, së cilës shqiptarja i është përgjigjur: “Jo, haha”.
No lololol https://t.co/FsjL5yJKuh
— Bebe Rexha (@BebeRexha) November 17, 2022
Beyonce konkurron me këngën “Break my soul” nga albumi i saj i fundit “Renaissance”.
Në garë për këtë çmim janë: “Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love’ nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga KAYTRANADA dhe H.E.R. dhe “On My Knees” nga RÜFÜS DU SOL.
Grammy Awards 2023 do të mbahet më 5 shkurt të vitit 2023 në Crypto.com Arena, në Los Angeles. /Telegrafi/