Site icon Telegrafi

E nominoi Jozin, Loredana: Ka ardhur këtu me sulm e shpifje ndaj meje

Banorët patën një nominim më ndryshe në spektaklin e së martës në Big Brother VIP Albania.

Ata ishin të ndarë në grupe, ku duhej të zgjidhnin një prej tyre, për të shkuar në televotim.

Në njërin prej grupeve ishin së bashku Loredana Brati dhe Joz Marku, ku ky i fundit u nominua nga ish-partnerja.

Kjo shkaktoi debate për faktin se si Lori ka përmendur emrin e Jozit marrë parasysh raportin e tyre.

Gerta Gixhari ndërkohë pas spektaklit i kërkoi llogari se si mund ta bënte këtë gjë.

Lexo po ashtu Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

“Ai ka ardhur këtu me sulm me shpifje ndaj meje. Ai më ul çdo ditë”, iu drejtua Loredana.

“Fakti që ka ardhur me shpifje, manipulime, ato që ka bërë para syve të mi, më mirë mos ta bënte”, theksoi tutje.

Tani ata janë thjesht vetëm miq dhe nuk ka asgjë më shumë mes tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version