Telegrafi

A e njihni futbollistin dikur më të mirë në botë? Ronaldo fotografohet duke pushuar në Ibiza teksa shokon me formën fizike

Sulmuesi i famshëm brazilian, Ronaldo është fotografuar këto ditë në pushime me të dashurën e tij, Celina Locks, e cila është 13 vite më e re.

Braziliani që ka zgjedhur të kaloj pushimet në Ibiza ka shokuar fansat në mbarë botën nga forma e tij trupore.

Kjo pasi, ish-futbollisti më i mirë në botë ka shtuar shumë peshë që kur u tërhoq nga futbolli dhe këtë e dëshmuan edhe fotot e shkrepura nga paparazit.

Ronaldo (Foto: GTRES)

Ronaldo, përndryshe sot është pronar i Valladolidit, skuadrës së ligës së parë spanjolle dhe duket se një nga futbollistët më të mirë në histori nuk i kushton shumë rëndësi asaj që ha.

Kujtojmë se pasi luajti në Cruzeiro, ai shkoi në Evropë ku fillimisht veshi fanellën e PSV Eindhoven, e më pas luajti për Barcelonën, Interin, Realin dhe Milanin.

Ronaldo (Foto: GTRES)

Në fund të karrierës ai luajti për brazilianët Corinthians, ndërsa për kombëtaren braziliane grumbulloi gjithsej 98 ndeshje.

Ai shënoi 62 gola dhe udhëhoqi Brazilin drejt titullit të botës në vitin 2002. /Telegrafi/