Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar tanimë kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë janë në Ligën B, ku janë shortuar në Grupin 2 së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.
Tanimë është bërë i ditur edhe orari i këtij grupi, ku Shqipëria ndeshjen e parë do ta zhvilloj kundër Rusisë më 2 qershor ndaj Rusisë në ‘Air Albania Stadium’.
Takimi i dytë i kuqezinjve zhvillohet në udhëtim te Islanda më 6 qershor, derisa të tretin e luajnë përsëri në kryeqytetin shqiptar ndaj Izraelit më 10 qershor.
Më 13 qershor kuqezinjtë e Edoardo Rejës do të luajnë në Moskë përballë Rusisë ku njëherit është edhe ndeshja e fundit brenda muajit qershor.
Ndeshjen e katërt Shqipëria e luan në udhëtim te Izraeli më 24 shtator, ndërsa atë të fundit Kombëtarja jonë e mbyll ndaj Islandës në ‘Air Albania Stadium’ më 27 shtator. /Telegrafi/
Orari i plotë i Shqipërisë:
2 qershor
Shqipëri – Rusi
6 qershor
Islandë – Shqipëri
10 qershor
Shqipëri – Izrael
13 qershor
Rusi – Shqipëri
24 shtator
Izrael – Shqipëri
27 shtator
Shqipëri – Islandë