Site icon Telegrafi

E nisi me lojën “Football Manager”, sot drejton Reimsin në Ligue 1 – trajneri Still mund të përfundojë te gjiganti i Ligës Premier

Pas shkarkimit të Antonio Contes, Tottenham është në kërkim të një trajneri të ri dhe mediat në ishull spekulojnë se mund të jetë belgu i Reims, Will Still, i cili ka një histori shumë interesante jetësore.

Eksperti italian u shkarkua nga ‘Gjelat’ për shkak të një sërë rezultatesh të këqija, pas së cilës skuadrën e mori Cristian Stellini.

Është më se e qartë për të gjithë se ai është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe se drejtuesit e klubit nga Londra Veriore po punojnë shumë për të gjetur një trajner të ri.

Sot mediat nga ishulli shkruajnë se klubi londinez mund të merr Will Stillin.

Dihet se trajneri aktual i Reims e ka nisur karrierën e tij duke luajtur lojën e famshme të futbollit “Football Manager”.

Në divizionin e dytë belg Sint-Truiden, ai nisi zanatin e tij dhe në një kohë të shkurtër la pas rezultate të dukshme. Kjo u pëlqeu skautëve francezë të Remis, të cilët vendosën ta sjellin dhe t’i japin një shans.

Lexo po ashtu Nga një lojtar në Football Manager, në një trajner që po korr suksese te Reims - kush është Will Still

Doli të ishte një lëvizje gjeniale duke pasur parasysh që Remis po luan mirë këtë sezon. Ata janë në pozitën e tetë të lartë në Ligue 1, dhe deri vonë klubi mbante epitetin e skuadrës me serinë më të gjatë të pamposhtur në Evropë.

Vlen të përmendet veçanërisht barazimi 1-1 ndaj PSG-së, të udhëhequr nga yje si Leo Messi dhe Kylian Mbappe.

Mbetet për t’u parë nëse Still do të ketë shansin të provojë në një nivel edhe më të lartë se ai francez, siç është Liga Premier angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version