Një tifoz i Tottenham Hotspurs ka përjetuar tmerrin në fundjavën që shkoi para ndeshjes kundër Chelseat.
Ai është rrahur brutalisht nga tifozët e ekipit të tij, të cilët kanë menduar që ai është tifoz i “Bluve”.
Ata ia kanë thyer nofullën dhe i kanë shkaktuar dëmtime të rënda në kafkë dhe sy, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur pas gjysmëfinales së FA Cup mes dy skuadrave, që u zhvillua të shtunën detektivi James Robb, ka thënë që tifozi Michael Voller, ka pësuar lëndime të rënda që mund të ndikojnë në pjesën e mbetur të jetës.
Autoritetet shtetërore janë vënë në kërkim të huliganëve që e kanë rrahur brutalisht tifozin në fjalë. /Telegrafi/