Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i cili kishte tentuar ta dhunoj po ashtu një shtetase të Shqipërisë.
Rasti ka ndodhur të premten në Prizren rreth orës 17:00, ka njoftuar policia.
“Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se viktima femër po ashtu shtetase e Shqipërisë ishte sulmuar seksualisht dhe tentuar të dhunohet nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ne procedurë hetimore. /Telegrafi/