Site icon Telegrafi

E ngacmoi një grua në një lokal në Shtërpcë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti në një lokal e kishte ngacmuar një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30, në Shtërpcë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një lokal e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version