Site icon Telegrafi

E! News: Pesë gjërat që nuk i keni ditur për fituesen e dy çmimeve “Grammy”: Dua Lipa

Dua Lipa (Foto: Amanda Edwards/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, theu rekord duke fituar dy çmime “Grammy”, me herën e parë që u nominua në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve.

Ajo fitoi çmimin “Artistja e re më e mirë” dhe “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Electricity”, bashkëpunim me Diplo dhe Silk City.

Dua Lipa fitoi dy çmime “Grammy” (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

E emocionuar këngëtarja shqiptare është ngjitur në skenën e “Grammy” dhe ka falënderuar të gjithë ata që mbështesin, duke treguar edhe njëherë se muzika që bënë u dedikohet atyre.

Dua ka qenë këto ditë krye-temë edhe e tabloideve më të mëdha botërore, të cilat kanë shkruar për suksesin e saj.

Dua Lipa, shqiptarja e parë që fitoi dy çmime “Grammy” (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Ndër to, e përditshmja E! News ka shkruar për pesë gjërat që publiku mund të mos i ketë ditur rreth këngëtares, duke cekur ndër to domethënien e emrit të saj në shqip, si dhe shuarjen e shpresave për tu marrë me muzikë në fëmijëri.

Këto janë pesë faktet që E! News liston si gjërat që mund të mos i keni ditur rreth Dua Lipës:

1. Në moshën 14 vjeçare, këngëtarja kishte lansuar këngë ‘cover’ në YouTube dhe vetëm disa vite më vonë do të arrijë këtë sukses.

2. Dua Lipa ishte në shkollën Sylvia Young- Theatre School, në të cilën ishte edhe Amy Winehouse, Rita Ora dhe Little Mix.

3. Emri “Dua” në gjuhën shqipe nënkupton “dashuri”.

4. Ne e dimë talentin e saj, por një person nuk e dinte, mësuesi në shkollë i kishte thënë asaj se nuk mund të këndonte, por me dy “Grammy” në duar e dëshmon të kundërtën.

5. Dua Lipa ishte e ftuar në turneun e Bruno Mars dhe Coldplay. /Telegrafi/

Exit mobile version