Telegrafi

E ndjek me motoçikletë për t’ia kthyer portofolin, por shikoni si e ‘falënderon’ shoferi i veturës (Video)

Një moment interesant është filmuar nga një kamerë amatore e vendosur në helmetën e një motoçiklisti, i cili për pak sa nuk e pësoi keq derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugë, kur në një moment ia prenë rrugën qëllimisht një veturë.

Në atë moment shoferit të veturës i bie portofoli, por kjo nuk e ndaloi motoçiklistin që t’i vihet pas për t’ia kthyer, edhe pse vetëm disa sekonda më herët ishte munduar t’ia zë rrugën qëllimisht, transmeton Telegrafi.

Por në momentin që vetura kthehet me shpejtësi të madhe, në kulmin e saj shoferi kishte harruar edhe telefonin mobil që gjithashtu i bie në tokë.

Dhe në momentin që motoçiklisti i afrohet dhe mundohet t’ia bëjë me dije se ka diçka për t’i thënë, ai ndalon dhe fillimisht e falënderon për portofolin, por motoçiklisti duket se nuk ia kishte harruar gjestin kur ia kishte zënë rrugën dhe për pak sa nuk e hodhi në humnerë.

Sapo ia dorëzon portofolin ai ia tregon edhe telefonin që nuk i jep në dorë por ia gjuan në tokë, si shenjë hakmarrjeje për gjestin e bërë. /Telegrafi/