Site icon Telegrafi

E ndalin pasi po fliste në telefon derisa po voziste, 35-vjeçari tërheq zvarrë me veturë policin amerikan – kamera e sigurisë filmon gjithçka

Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamera e sigurisë në një rrugë në Dunwoody të Georgia, SHBA, ku shoferi i një veture e tërheq zvarrë për qindra metra, vetëm dhe vetëm që të mos përfundojë në prangat e tij pas një ndalese që i është bërë për shkak të përdorimit të telefonit gjatë ngasjes.

Autoritetet e sigurisë kanë zbuluar emrat e dy zyrtarëve policorë dhe burrit, që akuzohet për lëndim trupor të zyrtarit policor. E gjitha ndodhi kur ai u ndalua nga policia pasi po bisedonte me telefon derisa ishte prapa timonit, transmeton Telegrafi.

Ishte polici Nathan Daley që ndali 35-vjeçarin Derrica Alexander Simpson, i cili kishte shkelur rregullat e trafikut. E nga frika se do të përfundojë prapa grilave, kishte vendosur të largohet me shpejtësi derisa polici ishte afër dritares së veturës në të cilën arriti të kapet.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai është tërhequr zvarrë për qindra metra nëpër autostradë, derisa në një moment përfundoi në tokë kur i arratisuri e goditi një veturë tjetër.

Megjithatë, kolegu i tij ka arritur ta shpëtojë kolegun e tij që raportohet se ka pësuar vetëm lëndime të lehta, si dhe ta arrestoj 35-vjeçarin që mendoi se do ta ketë të lehtë t’iu ikë policëve. /Telegrafi/

Exit mobile version