Etrit Berisha ka vazhduar me paraqitjet e tija të mrekullueshme me Atalantën.
Portieri i Kombëtares shqiptare ishte edhe njëherë në portë nga minuta e parë në përballjen që Atalanta e zhvilloi me Fiorentinën 0-0.
Prishtinasi ishte në ditën e tij më të mirë, pasi kishte disa intervenime të mira ndaj Fiorentinës.
Vendasit kishin gjashtë gjuajtje në gol, por që të gjitha u pritën për mrekulli nga Berisha.
Në fund të ndeshjes, Etriti u shpall lojtari më i mirë i takimit me notë të ‘çmendur’ (8.00).
Pas këtij barazimi, Atalanta është ngritur në pozitën e 12 me 10 pikë të tubuara. /Telegrafi/