Telegrafi

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e ukrainasit.

Usyk mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve duke i dhuruar ‘Gypsy King’ humbjen e tij të parë në karrierë, madje ishte shumë afër që ta nokautonte atë në raundin e nëntë.

Sidoqoftë, ishte britaniku ai cili tregoi se Usyk ka pësuar disa lëndime të mëdha dhe kjo e ka detyruar atë që të mungojë në konferencën për shtyp pas meçit.

“Ne sapo patëm një luftë. A e keni parë fytyrën time? Është e shkatërruar dhe ai sapo ka shkuar në spital me një nofullë të thyer dhe ai është i shkatërruar gjithashtu. Ne e kemi goditur njëri-tjetrin për 12 raunde atje”.

Lexo po ashtu E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet njëri titulli kampion në peshat e rënda në boks

“Kështu që do të shkojmë në shtëpi, të hamë ushqim, të pimë disa birra, të kalojmë kohë me familjen, ta çojë në shëtitje qenin tim dhe pastaj Frank do të më tregoj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Fury.

Usyk ishte lënduar nga një goditje e fuqishme që Fury ia dha në trup, por është e paqartë se kur ka ndodhur goditja e cila ia ka thyer nofullën.

Fury e ka të drejtën që të kërkojë një meç të dytë ashtu siç promotori i tij Frank Warren i rikujtoi të gjithëve këtë pas meçit, duke sugjeruar se kjo do të jetë lëvizja e radhës e 35-vjeçarit pas humbjes./Telegrafi/