Bekim Balaj ka qenë njeriu kryesor i skuadrës së tij Terek Grozny.
Terek ishte mikpritëse e skuadrës së fuqishme ruse Zenit St Petersburg që e mposhti me rezultat të ngushtë 2-1.
Në fakt mysafirët shënuan vetëm pas 10 minutave lojë, por kur ke në skuadër një sulmues si Bekim Balaj atëherë gjithçka bëhet më e lehtë.
Balaj arriti që i vetëm për katër minuta ta mposhtë Zenitin, duke shënuar dy gola.
Fillimisht në minutën e 34-të realizoi shkodrani duke barazuar rezultatin, ndërsa katër minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë.
Pas përfundimit të ndeshjes, Balaj ka marrë notë të lartë 8.3 në këtë sfidë.
Ndërkohë 90 minuta u paraqit edhe Odise Roshi që mori notën 6.5. /Telegrafi/