Site icon Telegrafi

E mposhti Arsenalin në miqësore, Slot tregon se çka i pëlqeu te Liverpooli i tij

Liverpool mposhti 2-1 Arsenalin në një miqësore në SHBA ku skuadrat angleze po qëndrojnë për fazën përgatitore.

Mohamed Salah dhe Fabio Carvalho shënuan golat në këtë sfidë, derisa talenti anglez Harvey Elliot u përkujdes për dy asistime.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka mbetur shumë i kënaqur nga ajo se çka treguan futbollistët e tij në fushën e lojës.

Lexo po ashtu Liverpooli mposht Arsenalin në një miqësore në SHBA

“Është e këndshme të fitosh, por jam më i kënaqur me mënyrën se si ia dolëm”, tha trajneri holandez.

“Ne u mbrojtëm shumë mirë me trupa pas topit. Jo shumë raste të mëdha të hapura në pjesën e dytë. I kënaqur që pashë pjesën e parë dhe mbrojta të dytën”.

Lexo po ashtu Ish-asistenti i Kloppit e këshillon Slot që ta largojë nga Liverpooli një lojtar këtë verë

“Na kanë munguar shumë lojtarë dhe ju jeni gjithmonë kurioz të shihni se çfarë mund të bëjnë lojtarët e rinj kundër një skuadre si Arsenali. Më vjen mirë që të gjithë punuan shumë. Ata bënë shumë mirë”, deklaroi trajneri holandez.

The Reds do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore, fillimisht me Manchester United më 4 gusht dhe më 11 gusht në Anfield takohen me Sevillën. /Telegrafi/

Exit mobile version