Telegrafi

E moshuara u dënua me kusht pasi përdhosi varret e prindërve të Putinit

Gruaja, 60 vjeçe, u dënua me kusht për lënien e një shënimi në varret e prindërve të presidentit rus, Vladimir Putinit.

Një grua ruse është dënuar me dy vjet burg me kusht pasi kishte lënë një “mbishkrim fyes” në varrin e prindërve të liderit rus.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me kusht me tre vjet burg për Irina Tsybaneva, e cila në muajin tetor u akuzua për përdhosjen e varrit në Shën Petersburg.

Ajo la një shënim duke iu referuar nënës dhe babait të Putinit si “prindërit e një maniaku” dhe duke e quajtur presidentin rus “vrasës”.

Sipas faqes së pavarur të lajmeve SOTA, Tsybaneva nuk planifikon të apelojë vendimin, raporton skynews.

Ajo tha se e shkroi shënimin pasi kishte parë lajmet për luftën në Ukrainë dhe “kuptoi se gjithçka është shumë e frikshme, gjithçka është shumë e trishtuar dhe ka shumë të vdekur”, sipas një tjetër media, Mediazona. /Telegrafi/