Site icon Telegrafi

E moshuara nuk e ndaloi ngjitjen edhe pasi i ra proteza e këmbës (Video)

Në një sallë për ngjitje në Glasgow të Skocisë, gruaja që po ngjitej nëpër murin e improvizuar që imiton shkëmbinjtë ka pësuar një aksident të pakëndshëm.

Dot Fulton e cila e ka këmbën e majtë të amputuar, nuk i ka qëndruar mirë proteza dhe i është hequr në mes të rrugës. Por, 68-vjeçarja nuk e ka ndaluar ngjitjen, transmeton Telegrafi.

Në videon që është shpërndarë në rrjete sociale, ajo shihet teksa kërkon mundësi tjera përkundër mungesës së njërës këmbë.

“Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet të vazhdoni përpara, përkundër çfarëdo vështirësie që iu del” është një nga komentet e shumta, lidhur me këtë video. /Telegrafi/

https://youtu.be/c_95mKgdxjU

Exit mobile version