Telegrafi

E mori veturën me qira për dy ditë dhe nuk e ktheu – arrestohet prishtinasi

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti më 19 tetor 2022 kishte marrë një veturë me qira por nuk e kishte kthyer.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.

“Me 22.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar lidhur me mashtrimin që i ka bërë ankuesit mashkull kosovar duke marrë veturën e dhënë me qira për dy ditë dhe nuk e ka kthyer sipas marrëveshjes”, thuhet në raport.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/