Një femër e mitur nga komuniteti ashkali e cila ishte shtatzënë, është pranuar në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin rajonal të Prizrenit
“Raportohet se në spitalin rajonal në Prizren në repartin e Gjinekologjisë ishte pranuar një femër shtatzënë e mitur e komunitetit Ashkali, e cila ka shkuar për të lindur fëmijë”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas deklaratës së viktimës ajo ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull K/Ashkali qe një vit dhe qëllimi i tyre është që të krijojnë familje.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitar, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit rasti hetohet dhe procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/