Telegrafi

E mitura që ishte raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, dyshohet se është sulmuar seksualisht

Foto: Ilustrim

Një person i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur që ishte raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës viktima është intervistuar dhe ka pranuar se ka qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur.

Ndërkaq, rasti nga policia është cilësuar si sulm seksual.

“Fushë Kosovë 04-09.02.2022 – 19:10. Viktima femër kosovare e mitur e cila ditë më parë ishte raportuar si person i humbur, është intervistuar dhe e njëjta ka pranuar se ka qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorin, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/