Telegrafi

E mitura njoftohet përmes Instagramit me një mashkull që i prezantohet rrejshëm

Policia raporton se një femër e moshës së mitur ka raportuar se përmes rrjetit social Instagram është njoftuar me një mashkull me të cilin kishin pasur disa komunikime edhe përmes telefonit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Kamenicë ku sipas të miturës me personin kishte dalë disa herë në takime dhe dyshon se mashkulli në fjalë është prezantuar rrejshëm. Nuk raportohet për të arrestuar.