Policia ka njoftuar se në Skenderaj, ankuesi mashkull kosovar me 04.06.2022 ka raportuar se me datën e cekur vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se kishte shkuar për tu martuar me të dyshuarin mashkull kosovar.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën, e kanë dërguar për ekzaminime mjekësore dhe pastaj e kanë kthyer tek familja e saj”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/