Telegrafi

Dhunohen dy të mitura, njëra në Prishtinë e tjetra në Rahovec

Dy të mitura raportohet se janë dhunuar në Kosovë. Policia njofton se njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku dyshohet se viktima është dhunuar nga person/a të panjohur.

Sipas policisë, të martën një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për t’u kthyer është keqtrajtimi nga person/a të dyshuar.

“Prishtinë 13.06.2023 – 17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për të kthyer në shpi është keqtrajtimi i saj nga person-a të dyshuar të panjohur”, thuhet në raportin policor.

Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, në Rahovec është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës.

“Rahovec 08.06.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës, me viktimën femër kosovare- e mitur”, thuhet tutje në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/