Site icon Telegrafi

E mitura bëhet nënë, Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës njofton se dje nga Qendra Klinike Universitare është informuar se një e mitur e komunitetit ashkali ka lindur një fëmijë në repartin e gjinekologjisë.

Sipas viktimës, ajo është duke bashkëjetuar me të dyshuarin në Fushë Kosovë. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Exit mobile version