Guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds të hënën ishte për vizitë në Kosovë, ndërkaq është nënshkruar rinovimi i Marrëveshjes së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Reynolds në një postim në Twitter shkruan se është krenare për këtë marrëveshje dhe se përmes sigurisë, arsimit e lidhjeve të reja tregtare marrëdhënia speciale mes lowa dhe Kosovës është e fortë dhe do të vazhdojë të rrite
“Krenare që i bashkohem presidentes Osmani për të nënshkruar rinovimin e Marrëveshjes tonë simotër shtetërore me Kosovën.
Qoftë përmes sigurisë së përbashkët, arsimit, apo lidhjeve të reja tregtare, marrëdhënia speciale mes lowa dhe Kosovës është e fortë dhe do të vazhdojë të rritet—më e mira nuk ka ardhur ende!”, shkruan guvernatorja.
Ndryshe, Kosova dhe Iowa kanë bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë, arsimit, etj. /Telegrafi/
Proud to join President Osmani to sign the renewal of our Sister State Agreement with Kosovo.
Whether it’s through joint security, education, or new commercial ties, the special relationship between lowa and Kosovo is strong and will continue to grow—the best is yet to come! pic.twitter.com/Bw9my77laN
— Gov. Kim Reynolds (@IAGovernor) June 26, 2023