Site icon Telegrafi

E mërzitur nga qëndrimi në shtëpi, Rita Ora publikon imazhe me flokët e çrregulluara gjatë këtyre ditëve

Foto: Rita Ora/InstaStory

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “How to be lonely”.

Kënga është pritur mirë nga fansat dhe klipi i saj artistik është komentuar shumë në rrjetet sociale.

Duke qenë në këtë periudhë pandemia, edhe Rita si shumë kolegë të saj, ka pezulluar të gjitha aktivitetet shkaku i coronavirusit.

Ndërkohë, ajo po i kalon ditët në shtëpinë e saj në Londër me familjen e saj.

Por qëndrimi i vazhdueshëm në shtëpi duket se po e mërzit paksa këngëtaren, ndonëse ajo është e bindur që kjo gjë është më e mira për të gjithë.

Lexo po ashtu Rita Ora duartroket për mantel-bardhët dhe në veçanti nënën e saj që po punon për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar

E përderisa po qëndron në shtëpi, Rita po e shfrytëzon rastin të ndajë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Së fundmi, Ora publikoi për fansat disa fotografi në InstaStory ku shihej në kushte shtëpie tërësisht e parregulluar, duke treguar dukjen e saj natyrale në kushte shtëpie.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita gjithashtu sa ka qëndruar e mbyllur këto ditë, ka realizuar edhe një fushatë sensibilizuese të quajtur “Stop the spread” që parasheh nxjerrjen në treg të bluzace online , me mesazhe motivuese për situatën e vështirë të krijjuar nga COVID-19. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory
Exit mobile version