Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, po i kalon ditët e vetë-izolimit në shtëpinë e saj luksoze në Stamboll.
Ajo ka qenë më aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Taraku publikoi një video shumë interesante të realizuar në rrjetin më të ri social, TikTok.
Modelja ka treguar se si edhe ajo është mërzitur duke qëndruar në shtëpi, teksa realizon skena në disa prej këndeve të shtëpisë së saj.
E veshur sportive në të shkurtra, bukuroshja nuk heziton të vërë në pah linjat e saj atraktive trupore, teksa kërcen mbi divanët dhe tryezarinë e saj.
Morena përndryshe ka më shumë se dy vite që ka lënë Kosovën dhe ka përqendruar të gjitha aktivitetet e saj në Turqi. /Telegrafi/