Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme, ku në orët e para, vende-vende mund të ketë riga shiu, ndërsa gjatë pjesës së dytë, vranësirat do të shpërndahen, duke mundësuar edhe prezencën e rrezeve të dielli.
IHK njofton se të enjten, situata meteorologjike do të lëvizë drejtë stabilizimit, kështu që prezenca e rrezeve të diellit do të jetë më e gjatë dhe grafiku i fushave termike do të shënoj rritje.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/