Telegrafi

E mbyti mjellmën për një selfie (Foto)

Turistja bullgare në Ohër ka mbytur një mjellmë vetëm për të bërë një selfie, njofton Telegrafi.

Gruaja mori zvarrë nga krahët një mjelmë për të bërë foto pranë liqenit të Ohrit, por pasi mbaroi foton e la të dëmtuar dhe më pas shpendi ngordhi, raportojnë mediat lokale. Këto pamje të tmerrshme janë parë nga dhjetra turistë të tjerë të cilët kanë qenë në atë zonë./Telegrafi/