Site icon Telegrafi

E mbyt vajzën e tij një muajshe, dëshironte një djalë

I mërzitur se gruaja e tij ka lindur vajzë dhe jo djalë, një burrë 30 vjeçar ka mbytur vajzën e tij një muajshe dhe ka braktisur gruan e tij.

I akuzuari Kailash Bhande ishte martuar 2 vite më parë me gruan e tij në vendin e tyre të lindjës në Akola të Indisë.

Me 30 mars gruaja e tij lindi vajzën e tyre, por Bhande ishte i pakënaqur me këtë gjë pasi ai dëshironte një djal.

Burri çdo natë vinte i dehur në shtëpi, tallej dhe e qortonte gruan e tij, madje ata ishin grindur shumë herë për këtë gjë.

Kur ai u kthye në shtëpi natën e 15 majit, ka përfituar nga situata sepse gruaja e tij nuk ishte në shtëpi dhe ka mbytur vajzën e tyre.

Ai tani është në paraburgim pasi është bërë zhvarrosja e vajzës një muajshe për të bërë analizat e duhura që të vërtetohet fajsia.

Exit mobile version