Më në fund, ajo është gati të sjell projektin më të ri muzikor për fansat e saj.
Që nga publikimi i albumit “Phoenix”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk kishte sjell këngë të reja për fansat.
Gjatë vitit të kaluar, ajo publikoi me klipe disa nga këngët më të spikatura të albumit të saj, të cilat rezultuan shumë të suksesshme.
Por tani Rita ka treguar se është gati të sjell në treg këngën e saj të re jashtë albumit, dhe njëherësh të parën për vitin 2020.
“How to be lonely” titullohet kënga e saj e re, e cila në shqip përkthehet “Si të jesh e vetmuar”.
Këto ditë, 29-vjeçarja ka kryer xhirimet e klipit, në të cilin mesa duket do të vijë mjaft ‘e nxehtë’ dhe atraktive.
Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej e lyer me arë, e që mesa duket kjo do të jetë një nga skenat më të nxehta të klipit.
Kënga do të vijë për fansat më 13 mars. /Telegrafi/