Site icon Telegrafi

E mbrojnë Maqedoninë qytetarë që kanë dokumenta të Bullgarisë (Foto)

Në Maqedoni për 40 ditë janë duke u organizuar protesta me qëllim ”për të mbrojtur shtetin nga binacionalizmi dhe nga Deklarata e Tiranës”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Po të mos ishte qesharake do të ishte tragjike: Maqedonia mbrohet nga qytetarë që veçse kanë edhe dokumenta të Bullgarisë.

Kjo praktikë është parë për fundjavë nëpër rrugët e Shkupit ku shiheshin vetura me regjistrim të Bullgarisë, që tregon se këto vetura janë në pronësi të qytetarëve të naturalizuar me pasaporta të shtetit fqinj.

Besohet se në Maqedoni ka mbi 30 mijë qytetarë që posedojnë nënshtetësi të dyfishtë. /Telegrafi/

Exit mobile version