Site icon Telegrafi

E mbështjellë me flamurin kombëtar, Dua Lipa numëron ditët për ardhjen në Prishtinë

Dua Lipa (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Artistja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, edhe këtë vit do të vijë në Kosovë.

Ajo do të jetë prezente në Prishtinë për të ndjekur nga afër edicionin e dytë të festivalit “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj, Dukagjin Lipa.

Dua Lipa (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Duka duket shumë e entuziazmuar për ardhjen në Kosovë, teksa ka filluar t’i numërojë ditët deri në ditën e kthimit në vendlindje.

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një fotografi të realizuar me nënën e saj, Anesën, vitin e kaluar në “Sunny Hill”.

Dua shfaqet e mbuluar me flamurin kombëtar, teksa shkruan në mbishkrimin e saj që vetëm edye dy javë kanë ngelur nga tri netët e festivalit “Sunny Hill”.

“Më pak se dy javë deri në fillimin e Sunny Hill Festival”, kanë qenë fjalët e Dua Lipës në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/InstaStory
Exit mobile version