Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, është duke e shijuar nga afër festivalin “Sunny Hill”.
Edhe pse këtë vit nuk do të performojë, ajo po argëtohet mjaft shumë në prezencën e artistëve të tjerë, të cilët po sjellin performanca të mahnitshme.
Mbrëmë (e shtunë), në natën e dytë të festivalit, 23-vjeçarja ishte shfaqur e mbuluar me flamurin kombëtar, teksa kërcente nën ritmet e valles së shotës me reperin G4shi.
Më pas, këto momente të paharruara Dua nuk ka ngurruar t’i ndajë edhe me miliona fansat e saj.
“Disa net ju duhet të ngriheni dhe t’iu tregoni njerëzve se sa shqiptarë jeni në të vërtetë”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar në Instagram.
Kujtojmë që sonte është nata e fundit e “Sunny Hill”, ku pritet të performojë ylli botëror, Calvin Harris. /Telegrafi/