Site icon Telegrafi

E mbani mend zonjën që shau rëndë Michelle Obamën? Shihni çfarë ka ndodhur me të! (Foto)

E mbani mend gruan që shau rëndë zonjën e parë në muajin nëntor në një post të sajin të bërë publik ku e kishte ofenduar haptazi? Për ta sjellë në kujtesë, ajo e shau Michelle “majmun mbi taka”.

Pas postit në saj në Facebook, Pamela Ramsey Taylor, mori pezullim nga puna si mësuese dhe u kthye sërish 4 ditë më parë për ta pushuar përgjithmonë.

Pezullimi i saj përfundoi në datën 23 dhjetor, përcjell tvklan.al, por guvernatori Earl Ray i provincës së Clayt, deklaroi të martën se e kishte pushuar nga puna.

Posti i saj u fshi por më parë u shpërnda me mijëra herë në rrjetet sociale.

Exit mobile version