Site icon Telegrafi

E mbani fenomenin Costa në Instagram? Tifozët e Besiktasit tregohen të mëdhenj, i dalin në përkrahje Pepes duke ia shprehur dashurinë në komente (Foto)

Besiktasi humbi në Superkupën e Turqisë me rezultat 1-2 nga Konyasport.

E gjitha kjo pasi Pepe shkakoi penallti në minutën e 90-të, e cila më pas u konvertua në gol nga Nejc Skubic.

Lexo po ashtu Pepe shkaktoi penallti në minutën e 90-të dhe kështu Besiktasi humbi titullin (Video)

Normalisht që portugezi mezi ngriste kokën nga dëshpërimi në fund të takimit pasi nga gabimi i tij skuadra humbi dhe mbeti pa një trofe.

Por, tifozët i kanë dal në mbrojte mbrojtësit duke i komentuar te postimi i fundit në Instagram.

Për pak minuta janë bërë 20 mijë komete duke i shkruar “Ne të duam Pepe” dhe mesazhe tjera përkrahëse.

Tifozët e klubit turk ishin bërë lajm në media edhe me rastin e Diego Costas ku i kërkuan spanjollit nëpërmjet komenteve të transferohet te klubi i tyre.

Te foto e Costas tashmë janë bërë katër milionë komente, gjë që është rekord në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version