Moderatori dhe këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë një rrëfim personal gjatë qëndrimit të tij në “Fermavip”, duke zbuluar një detaj mjaft emocionues nga jeta e tij familjare.
Ai ka treguar se është baba i dy vajzave, njëra nga martesa me këngëtaren Nora Istrefi dhe tjetra nga një marrëdhënie me një grua tjetër.
Sipas rrëfimit të Berishës, dy vajzat e tij kanë pasur mundësinë të takohen për herë të parë vitin e kaluar. Vajza e madhe, e cila jeton në Londër, ka ardhur rrallë në Shqipëri dhe zakonisht ka pasur mundësinë të takohet vetëm me të atin.
Robert ka ndarë me publikun momentin kur ka vendosur t’i japë lajmin vajzës së vogël për takimin me motrën e saj të madhe.
“E mora (vajzën e vogël) dhe i thashë do ikim dikund, se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe dhe e takova me motrën,” ka rrëfyer Berisha.
“Kam dy vajza, të madhen në Londër dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, te e para s’kam qenë as në lidhje.
Shumë rrallë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua”, shtoi më tutje Roberti. /Telegrafi/