E mashtruan mërgimtarin se do ti gjenin nuse duke ia marrë 5 mijë euro, policia arreston dy persona në Istog.
Policia e Kosovës pas disa hetimeve të zhvilluara, ka arrestuar dje dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovar nën dyshimin se të njëjtit gjatë një periudhe kanë kryer veprën e mashtrimit ndaj viktimës mashkull kosovar.
Të dyshuarit kishin lidhur një marrëveshje me viktimën, ku viktima u kishte dërguar rreth 5000 euro nga një shtet i huaj, që të dyshuarit ti gjejnë një vajzë për tu martuar, por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.