Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Të njëjtit janë arrestuar pasi kishin mashtruar viktimën mashkull kosovar.
Të dyshuarit, i kishin marrë viktimës një shumë te hollash prej 1700 euro. Me vendim te prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/