Site icon Telegrafi

E mashtroi duke ia marr 3 mijë euro, arrestohet gjakovari

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti në dhjetor të vitit të kaluar e kishte mashtruar një femër kosovare duke i marrë para në këmbim të rregullimit të një dokumenti.

I dyshuari nga viktima kishte marrë 3 mijë euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka mashtruar duke i marr 3000 euro në këmbim të një dokumenti nga viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version