Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku, e ka treguar shpesh në intervista se është shumë e lidhur me babanë e saj, regjisorin Selami Taraku.
Por ajo nuk ka lënë pa përmendur as faktin se ka qenë gjithashtu e lidhur me të ëmën, e cila e ka lënë atë në moshë të vogël.
Në vitin 2016, Morena i dedikoi edhe këngë nënës së ndjerë, të titulluar “Lule”, ashtu siç mbante emrin edhe nëna e saj.
Së fundmi, duket se modelja është mallëngjyer për mungesën e madhe të së ëmës, ndërsa ka vendosur të publikojë një fotografi të sajën në InstaStory.
Morena ka bërë një kolazh të fotografisë të së ëmës përgjysmë me një prej fotografive të saj, duke treguar kështu edhe ngjashmëritë mes tyre. /Telegrafi/
