Telegrafi

“E Majta” do të ngrit padi penale ndaj Zoran Zaevit

Partia “E Majta” do të ngrit padi penale ndaj kryeministrit Zoran Zaev. Ata njoftojnë se nesër në orën 11:00 do të mbajnë konferencë për shtyp para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, ku edhe do të sqarojnë arsyet për padinë.

“Theksojmë se me pranimin e propozimit jo të dinjitetshëm “Republika Ilindenska Makedonija” për përdorim të përgjithshëm, janë përmbushur gjitha elementet ligjore për veprën e rëndë penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” me të cilën parashihet së paku pesë vite burg”, thonë nga “E Majta”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç kësaj partie, kundër propozimit të kryeministrit Zoran Zaev ka dalur edhe “Maqedonia e Vetme” e cila udhëhiqet nga Janko Bahçev./Telegrafi/