Partia maqedonase “E Majta” përmes një kumtese për media thekson se ndotja e ajrit nuk është prioritet as i kësaj qeverie. Sipas tyre, shëndeti i qytetarëve
“Qeveria thekson se deri në këtë moment – nëntë muaj pas shpalljes së planit – janë bërë kontrolle tek objektet e zgjedhura për të cilat do të organizohet blerje për pajisjet për efikasitet energjetik, ngritjen e hapësirave të gjelbra urbane, por asnjë masë nga këto nuk është përmbushur”, thonë nga “E Majta”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se në Maqedoni çdo vit rreth 3 mijë persona e humbin jetën për shkak të ndotjes së ajrit.
“LSDM para zgjedhjeve premtonte ulje të ndotjes së ajrit për 50 përqind në Shkup dhe rreth 30 përqind në qytetet tjear, deri tani nuk ka asnjë aksion serioz, e aq më pak rezultate të dukshme”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, edhe kjo qeveri është e painteresuar për të zgjidhur këtë problem kyç./Telegrafi/