Site icon Telegrafi

“E Majta” akuzon OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në për ndotjen e ajrit në Shkup

Sot nga partia “E Majta” nëpërmes një deklarate kanë reaguar ndaj ndotjes së ajrit në Maqedoni, kua ata akuzojnë dy partitë më të mëdha maqedonase OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zgjidhja e ndotjes së madhe të ajrit duhet të jetë prioritet i madh për çdo qeveri, pasi statistikat konfirmojnë se çdo në katër vdekjet në Shkup vjen si pasojë e drejtpërdrejtë nga ajri i ndotur. Korrupsioni dhe pamundësia e qeverisë dhe institucioneve nuk u kushton shtetit vetëm miliona shpenzimeve për trajtimin e problemeve shëndetësore, por edhe më keq, i kushton edhe në humbjen jetëve të njerëzve”, thonë nga “E Majta”.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se ky problem nuk trashëgohet vetëm nga qeveria e mëparshme, siç pretendon qeveria aktuale, duke u përpjekur të shmangë detyrimet, por është rezultat i politikave ekonomike katastrofike të shtyrë në favor të fitimeve të elitave të fuqishme financiare.

“Rezultati përfundimtar i politikave të tilla ekonomike, të cilat në njerëzit dhe natyrën e shohin vetëm potencialin për akumulimin e pasurisë dhe për dekada me radhë kjo po zbatohet nga dy partitë kryesore politike, janë degraduara të drejtat e punëtorëve, dallimi i madh i klasave shoqërore dhe mjedisi i shkatërruar”, thuhet në deklaratë.

Dje në Maqedoni ndotje më të madhe të ajrit kishin qytetet e Tetovës, Kumanovës dhe Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version