Charlize Theron u desh të portretizonte një femër joatraktive në filmin “Mad Max: Fury Road”, mirëpo 40-vjeçarja i la të gjithë nën hije kur u shfaq në tepihun e kuq në Academy Awards.
Aktorja kishte veshur një fustan të kuq të Dior ndërsa mbante edhe një qafore të bukur diamanti.
Biondja atraktive është e njohur për shfaqjet e magjishme në publik, ndërsa këtë herë kishte shkuar në ceremoninë e Oscar për të mbështetur bashkëpunëtorët e nominuar.
Kujtojmë që “Mad Max: Fury Road” fitoi gjashtë çmime Oscar në ceremoninë e 88-të të Academy Awards. /Telegrafi/