Majlinda Kelmendi nuk ndalet, ajo është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’ në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudisjta nga Kosova këtë herë e mundi japonezen Misato Nakamuras.
Arritja në finale do të thotë se tashmë Majlinda ka siguruar medaljen e argjendtë dhe kjo është HISTORIKE pasi është mentalja e parë olimpike për shtetin e Kosovës.
Për të arritur deri këtu Kelmendi mundi edhe xhudistet Evelyne Tschopp e Christianne Legentil.
Ndërsa në finale do të luajë me italianen, Odette Giuffrida. /Telegrafi/